Filmi i gjatë debutues i Norika Sefës përdor një narrativë të thjeshtë por efektive për të përshkruar rritën e vajzave adoleshente në shoqërinë kosovare
Javën e kaluar nëpërmjet fituesit në Festivalin e Filmit në Sundance, filmit “Zgjoi”, nën regji të Blerta Bashollit, kemi pasur mundësinë që të shohim sesi gratë luftojnë për fuqizim në Kosovën patriarkale. Tani, ai që mori Çmimin special të jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Rottedam, “Në kërkim të Venerës”, filmi debutues i metrazhit të gjatë i regjisores Norika Sefa, na tregon sesi vajzat adoleshente po rriten në të njëjtën shoqëri. Sidoqoftë, këtu përfundojnë të përbashkëtat.
Në vend që ta zhvillojë në narrativë, Sefa është e interesuar që të na e tregojë jetën nëpërmjet dy personazheve kryesore, Venerës (aktores që luan për herë të parë Kosovare Krasniqit, që paraqitet me mjeshtri) dhe mikes së saj me të vjetër Dorinës (Rozafa Çelaj, një nga karakteret që na kujtohet nga filmi “Shpia e Agës” nën regji të Lendita Zeqirajt). Ato jetojnë në një qytet të vogël me një fabrikë që më nuk ekziston dhe me vetëm një klub për të rinj. Në shtëpinë e Venerës jetojnë tri gjenerata të familjes, përshirë gjyshen, nënë dhe babanë dhe me sa duket edhe dy vëllezër me të rinj. Nuk është e lehtë që të mbash ritmin pasi që ka fqinjë dhe kushërinj që vazhdojnë të hyjnë e të dalin, si dhe katër njerëz të tjerë që janë aty për të ndihmuar babanë e Venerës (Basri Lushtaku, po ashtu është parë me rol të “Shpia e Agës”) për të vendosur një derë lëvizëse – një detaj humoristik që flet shumë për patriarkët e rëndësishëm të Ballkanit.
Venera dhe Dorina ndjekin mësime për anglisht në shtëpinë e një mësueseje vendëse dhe salloni i saj është i mbushur me studentë. Pasi që Dorina i tregon që ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë në një vend sekret, heroina jonë bëhet kurioze dhe do që t’ia nisë të eksperimentojë me një djalë, edhe vetë ajo.
Kjo është narrativa, por jo edhe e gjithë historia. Qasja jotradicionale e formalisht ngazëlluese e Sefës vetëm prek tema që do të ishin pika kryesore në cilindo film tjetër, duke dhënë shtresa të tjera për një atmosferë të pasur të filmit vizualisht multishtresor. Kualiteti shumë i dendur që kanë imazhet vijnë edhe nga kinematografi nga Venezuela Luis Armando Arteaga (që ka punuar edhe në “Tremos” dhe “Ixcanul” nën regji të Jayro Bustamantes). Duke braktisur komplet xhirimin në total, kinematografi e filmon Venerën nga afër, shpesh duke e vendosur atë në fund të imazhit, duke nënkuptuar edhe vendin e saj në familje. Në një skenë tjetër, aksioni ndodh në prapavijë gjersa ne shohim një grup të djemve që janë në grup dhe e dëgjojmë një qen duke lehur. Arteaga shpesh fokusohet në pjesë të trupit ose në detaje të tjera që tregojnë gjendjen mendore të karakterit.
Paleta e ngjyrave kafe-gri, degët e pemëve të zhveshura, bari i tharë dhe dielli i ndritshëm dimëror, që shkëlqen në terrenin shkëmbor përshkruajnë mënyrën e jetës në fshat si kaotike. Shoqëria tradicionale është gjithherë e pranishme: burrat i shikojnë gratë me një përzierje mosmiratimi dhe epshi, nëna e Venerës e ka gjithnjë në mendje dinjitetin e familjes dhe burri i saj është i ashpër dhe fjalëpak. Duket se në këtë shoqëri, një grua sjell turp për familjen e saj kur bën çfarëdo për vete, përveç në thelb kur qëndron në shtëpi.
Deri më tani, aseti më tërheqës i filmit janë dy aktoret kryesore, të cilat luajnë mrekullisht duke plotësuar njëra-tjetrën, dhe pamja e tyre dhe marrëdhënia e ndërsjellë janë mjaft prekëse dhe origjinale. Sigurisht, ka “biseda vajzërore” për djemtë, por në këtë kontekst ajo bëhet në mënyrë të pashmangshme një gjë shumë më serioze. Sefa i ka zhvilluar personazhet e tyre në mënyrë si të gjalla dhe të gatshme për të fluturuar me lëvizje shumë bindëse për Venerën e qetë, por kokëfortë dhe kjo është ajo që e shtyn imazhin përpara më së shumti.
“Në kërkim të Venerës” është bashkëproduksion i “Circle Production” dhe “In My Country”.
Marrë nga cineeuropa.org. Përktheu: Alberina Haxhijaj