Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Në Fushën e Kosovës” rikthen radiodramën me rrëfimin për të pagjeturit

Shpjegimi që i bëhet secilës skenë, shërben që të pranishmit të imagjinojnë hapësirën dhe veprimet fizike të aktorëve. Dialogu është baza kryesore. Që të dyja, leximin skenik të radiodramës “Në Fushën e Kosovës” e bëjnë që të dalë përtej këtij interpretimi, shkruan sot Koha Ditore.

Rrëfimi nis nga Aeroporti i Prishtinës, kur arrijnë Dardani (Allmir Suhodolli) dhe Rebeka (Qëndresa Jashari). Udhëtimi i tyre bëhet me shkas. Ata kanë humbur prindërit në luftën e fundit në Kosovë. Tashmë i kthehen vendlindjes nga Britania e Madhe, vend ky ku kishin përfunduar si refugjatë lufte.

Realiteti kosovar i pret me shumë fotografi të të zhdukurve. Takojnë shumë njerëz ndër ta edhe gazetarë e profile të tjera. Diskutimet midis aktorëve në leximin skenik me regji të Kushtrim Koliqit të enjten në qendrën “Multimedia”, bëjnë që dyshja të nisë të frymojë me realitetin kosovar. Qëllimi i tyre është të gjejnë trupat e prindërve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)