Tiranë, 29 shtator - Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro thotë se aktualisht në mbarë vendin janë 33 kantiere restaurimi nga veriu në jug. Kumbaro sot ndodhej në Korçë, ku po ndjek nga afër punimet restauruese.
Aktualisht, në Korçë po punohet në restaurimin e Urës së Golikut në Përrenjas, në Kishën e Shën Gjergjit në Vithkuq, si dhe në blloqet e tjera të Pazarit Historik të Korçës. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre restaurimeve kryhen në kuadër të programit ‘Rrugët e Besimit’, që synon restaurimin dhe promovimin e objekteve të kultit, jo thjesht si simbol i bashkëjetesës fetare, por edhe si galeri arti dhe destinacione turstike.
Për Ditët e Trashëgimisë Kulturore në mbarë vendin do të zhvillohen 40 aktivitete të ndryshme brenda një jave. Ministria e Kulturës ka publikuar online kalendarin nën moton ‘E shkuara pasuron të ardhmen’/ATSH.
-
Lokalitetet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri me 1.5 milion vizitorë më 2025
-
Galerisë Kombëtare të Arteve do t’i dhjetëfishohet hapësira
-
Muzeu Arkeologjik i Durrësit – potencial për turizëm gjatë gjithë vitit
-
Shqipëria restauroi 500 monumente për 5 vjet
-
Shqipëria digjitalizon artefaktet e konfiskuara nga grabitësit