Kulturë

Në Bibliotekën Kombëtare u mbajt manifestim për Ditën e Librit

Kultura e leximit te të rriturit dhe roli i prindërve në kultivimin e kësaj shprehie te fëmijët, ishte tema që u shtjellua në manifestimin qendror për Ditën e Librit.

Organizata Joqeveritare “ETEA”, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, organizoi diskutimin me të rinjtë e shkollave fillore.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, shpjegon se sa të interesuar janë të rinjtë për leximin e librave, raporton “Express” i KTV-së.

Arta Hoda, koordinatore në organizatën joqeveritare “Etea”, thotë se nxënësit pjesëmarrës në këtë manifestim, e dëshmuan diapazonin e njohurive të tyre.

23 Prilli është shpallur Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të vitit 1995 me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri historikisht ishte instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive.