Muaji prill mund të quhet edhe muaji i librit, sepse fillon e mbaron me data të shënuara për lexuesit e shkrimtarët.
Në Prishtinë, aktivitetet festive për librin, nisën të martën. Në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “ETEA”, biblioteka “Hivzi Sulejmani” me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, organizoi manifestimin qendror me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe të Rinj, raporton “Express” i KTV-së.
Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë e të Rinj është organizuar për herë të parë në vitin 1966 nga Jella Lepman, themeluese e Bordit Ndërkombëtar të Librit për Fëmijë e të Rinj.
Organizata “ETEA” dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, tashmë kanë filluar punën për anëtarësimin e Kosovës në këtë bord.
Sipas zyrtarëve komunalë, çdo aktivitet që ka të bëjë me fushën e librit do të përkrahet vazhdimisht.
Gjatë shënimit të kësaj dite, u lexuan vepra letrare nga autorët e Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë, u promovuan veprat e Erinë Rrahmanit dhe nga një juri profesionale, u shpallën tri esetë më të mira të fëmijëve.
-
Në Bibliotekën Kombëtare u mbajt manifestim për Ditën e Librit
-
Dita Botërore e Librit për Fëmijë dhe të Rinj
-
Festivali e Panairi i Librit për Fëmijë – imazhi i një brezi që lexon
-
Libri s’njeh kufij deri te lexuesi, panaire në qendër tregtare e Akademi
-
Letërsia për fëmijë në Kosovë ka traditë e shpresë për gjeneratë të re