Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Në 50-vjetorin e vdekjes përkujtohet aktorja Katarina Josipi

Në dekadën e pestë të vdekjes, aktorja Katarina Josipi, është kujtuar nëpërmjet botimit të monografisë “Kati-ikona e teatrit shqiptar”.

Për veprimtarinë e aktores nga Zymi, e cila luajti në më shumë se tetëdhjetë role, të hënën në Teatrin Kombëtar të Kosovës, u tha se shkëlqimi i saj në skenë mbetet fenomen për gjeneratat që patën rastin ta shohin atë nga afër, raporton “Express” i KTV-së.

Autori i monografisë, Frrol Kristaj, thotë se kjo vepër e tij prezanton nëpër kohë fotografi si dëshmi për të kaluarën e aktores Josipi.

Në ceremoninë përkujtuese për Katarina Josipim, nuk ishte prezent asnjë nga zyrtarët e Qeverisë e as Ministrisë së Kulturës, ndërkohë disa prej aktoreve vendase kanë ndarë kujtime me aktoren të cilën e konsiderojnë idol.

Monografia “Kati- ikona e teatrit shqiptar” është botuar nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Letrarë të Prishtinës, në vargun e aktiviteteve me të cilat do të nderohet Josipi. Shtëpia e lindjes së aktores në Zym të Hasit, do të përurohet si muze.