Regjisori i njohur me origjinë shqiptare Stan Dragoti është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare në Los Angelos, Kaliforni.
Dragoti ka qenë regjisor i filmave: Dirty Little Billy; Love at First Bite; Mr. Mom; The Man with One Red Shoe; She’s Out Of Controll dhe Necesary Roughness. Ai studioi në kolegjin “Cooper Union” në New York dhe shkollën e arteve vizuale.
Dragoti ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City. Prejardhja e tij është shqiptare pasi vjen nga një familje nga Tepelena, që ka emigruar shumë herët në SHBA. Ai studioi në kolegjin “Cooper Union” në New York dhe shkollën e arteve vizuale, transmeton atsh.
Disa vite më parë, Dragoti ka vizituar Shqipërinë, ku edhe nisi së bashku me producentë dhe bashkëpunëtorë të tij disa projekte për të promovuar dhe nxitur zhvillimin e turizmit shqiptar.