Lokaliteti arkeologjik i Ulpianës dhe ai i Dresnikut, janë të radhës që kanë pësuar nga kriza e mosfinancimit të institucioneve kulturore dhe atyre të trashëgimisë kulturore.
Në dy prej atyre që konsiderohen si hapësirat më reprezentative arkeologjike është ndërprerë puna gërmuese e restauruese. Krejt kjo ka ndodhur shkaku i pamundësisë së Ministrisë së Kulturës për t’i financuar projektet e institucioneve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdalimi i financimit të institucioneve vartëse që ndodhi qysh nga qershori – pasi që sipas Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit, MKRS-ja derdhte mjete në llogaritë e tyre në bankat komerciale të paautorizuara nga Thesari i shtetit - tashmë e ka goditur edhe Ulpianën.
Udhëheqësi i projektit të gërmimeve në Ulpianë, arkeologu i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Milot Berisha ka thënë se shkaku i mungesës së mjeteve financiare është detyruar që 27 punonjësve t’u thotë se puna do të pauzohet.
E në Dresnik po bëhej restaurim e konservim. Një pjesë e mozaikut të këtij lokaliteti që ishte më i rrezikuar është restauruar. Puna ka ngelur tek restaurimi i një pjese të atij që njihet si Pallati II. Pengesat financiare rrezikojnë një projekt afatgjatë për këtë lokalitet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)