Punimet në lokalitetin arkeologjik të Dresnikut të Klinës janë ndërprerë të hënën.
Rreth 20 punonjësve që për më shumë se dy muaj po punojnë në këtë lokalitet u është thënë që të mos paraqiten në punë. Krejt kjo është bërë për shkak të mungesës së buxhetit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ministria e Kulturës nuk ka mundësi që t’i financojë punimet duke derdhur mjete në llogarinë bankare të Institutit Arkeologjik të Kosovës. Aspak më mirë nuk janë as institucionet e tjera të kulturës e të trashëgimisë kulturore.
Kjo gjendje është krijuar qysh prej se u publikua Raporti i auditimit për Ministrinë e Kulturës në qershor të këtij viti.
Megjithëse trashëgimia kulturore është proklamuar si prioritet qeveritar për këtë vit, dhe lokaliteti arkeologjik i Dresnikut është projekt kapital i Ministrisë së Kulturës, të hënën në këtë fshat të Klinës kanë qenë të pranishëm vetëm arkeologu i Institutit Arkeologjik të Kosovës që udhëheq punimet, Elvis Shala, dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)