Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ndahet nga jeta këngëtari i 6 çmimeve Grammy, Dr.John

Bota e muzikës është përfshirë nga një lajm i hidhur këtë të premte.

Këngëtari amerikan, njëherësh fitues I 6 çmimeve Grammy, Dr. John, ka vdekur në moshën 77 vjeçare.

Shkak I vdekjes ka qenë një atak në zemër. Mesazhin për ndarjen nga jeta të këngëtarit e kanë dhënë vetë familjarët në një postim në Twitter në llogarinë personale të këngëtarit.

Sipas postimit të familjarëve, Dr. John vdiq të enjten.

“Legjenda e muzikës muzikore Malcolm John Rebennack, Jr, i njohur si Dr John, vdiq nga një atak në zemër”.