Osman Goranci fitoi çmimin e parë me dramën “Gratë dhe Napoloni” në konkurrencën e dramës shqipe “Katarina Jospi”, ndërkaq Ibush Arifi fitoi vendin e dytë në konkursin e ndarjes së çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për dramën “Lufta e gruas”.
Këto dy çmime për të dy laureatët i ndau sot ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. Vendimet për çmime ministrja Dumoshi i ndau në bazë të vlerësimeve të jurisë profesionale në përbërje të profesor Ekrem Kryeziu – kryesues, Getoarbë Mullqi, Vlorë Nikçi, Ardian Morina dhe Jehona Shyti – anëtarë.
Juria ka vlerësuar se drama “Gratë dhe Napoloni” është një komedi që i ka tiparet e ‘komedia del arte’, të shtrira në kohën tonë, me dialogje të shkurtra plot energji pozitive dhe pa ekuivokë e meriton çmimin e parë, ndërsa si çmim të dytë juria ka vendosur që të jetë drama “Lufta e gruas” me elemente mes komedisë dhe dramës së aksionit.
Ministrja Vlora Dumoshi, me këtë rast i uroi laureatët dhe i përgëzoi për punën e tyre krijuese. Ministrja tha se do ta përkrah dramën shqipe dhe inskenimin e saj. “Do të punojmë dhe do të angazhohemi që drama shqipe të jetë e pranishme dhe të vihet në skenë ashtu që të promovohen vlerat e mirëfillta”, tha ajo mes tjerash.
“Vendi ynë ka prodhuar shumë shkrimtarë të mirë dhe të suksesshëm dhe kjo traditë duhet të vazhdohet e të mbështetet fuqishëm ashtu që të jemi konkurrent me të tjerët dhe për t’u prezantuar sa më mirë edhe në Rajon si dhe në Evropë dhe Botë”, porositi ministrja.
Edhe
Agim Sopi, laureat i çmimit të parë për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”
Ndërkaq, laureati i çmimit të parë, Osman Goranci, e falënderoi ministren për vlerësimin dhe çmimin. Ai tha se komeditë e tij kanë bazë në realitetin e përditshëm, e që nuk ndodh vetëm tek ne por edhe në tërë botën.
Si shqetësim i përbashkët që u shpreh ishte mosinskenimi i dramës shqipe nëpër teatrot e Kosovës, porse ministrja Dumoshi u zotua se kjo gjë do të rregullohet dhe dramat e mrekullueshme që shkruajnë autorët në Kosovë do të jetësohen.
-
Kabashi fitues i dyfishtë i “Katarina Josipit”, juria ankohet për garë të zbehtë
-
Astrit Kabashi laureat i dyfishtë i çmimit për dramë, “Katarina Josipi”
-
“Katarina Josipi” për “Gërrdia” me autor Astrit Kabashin
-
“Katarina Josipi” për triptikun “Gërrdia”, “Uellsi ka një mbret” dhe “Marshi i hijeve të diellit”