Kori “Siparantum” tashmë njihet për qasjen jokonvencionale që ka ndaj muzikës korale. Performancat e tyre gjithmonë përcillen me atraksion. Ata lëvizin në skenë, në raste edhe kërcejnë, krijojnë tinguj me duar e këmbë. Një gjë të tillë e sollën edhe në paraqitjen që patën të enjten mbrëma në Bibliotekën Universitare në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.
Vajzat me një qosh të sallës me shami të kuqe në duar, e djemtë në anën tjetër nisën të këndonin. “Bum Çi-ke” është një vepër e kompozitores kosovare Dafina Zeqiri-Nushi, e cila kërkon interpretim bashkëkohor të saj. E tillë ishte edhe performanca e “Siparantum”, korit nga Peja që udhëhiqet nga kompozitori e dirigjenti Memli Kelmendi.
Pas kësaj kori solli dy vepra të Kelmendit: “Aguns Dei” dhe “Ater Umbra”. Që të dyja veprat e tij janë luajtur tashmë nëpër vende të ndryshme të botës, nga kore të ndryshme. Në një program me vepra vetëm të kompozitorëve kosovarë, “Siparantum” e përmbylli mbrëmjen e pestë të edicionit të 17-të të festivalit ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
“Siparantum” akordohet për jubileun e themelimit
-
Kori i Filharmonisë me vepra vendore e ndërkombëtare harmonizon kontrastet
-
Kori “Siparantum” përfaqëson Kosovën në Botërorin e Koreve në Barcelonë
-
“Siparantumi” aterron nga skenat botërore për harmoni me publikun vendor
-
Jehona muzikore e Kosovës në Poloni