Filarmonia e Kosovës ka nisur provat për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Vokalit në Prishtinë.
Në këtë ngjarje kulturore, e cila nis të hënën, do të marrin pjesë edhe opera nga vende të ndryshme të botës, raporton KTV.
Hajrullah Syla- Drejtor i Festivalit, ka treguar se ky është edicioni i dytë i këtij festivali dhe se kanë pasur mjaft vështirësi në realizimin e tij.
E në natën e dytë të festivalit, para publikut do të performojë ansambli The King’s Singers, në katedralen “Nëna Tereza”.
Filarmonia e Kosovës do ta përmbyllë festivalin me vepra premierë.
Festivali do të fillojë më 7 tetor, për të vazhduar me 8 e 10 tetor, dhe hyrja për publikun do të jetë falas.
-
Nata përmbyllëse e Festivalit të Vokalit sjell Filarmoninë e Kosovës
-
Edicioni i tretë i “PriVocalFest” vjen virtualisht
-
Filarmonia mban koncert të dielën, marrin pjesë pesë artistë të huaj
-
Filarmonia e Kosovës mban koncertin tradicional të fundvitit
-
Kori i Filarmonisë sot hapë sezonin me koncert premierash