E veshur me një xhaketë të leshtë, me një rrjetë të gjatë deri në fund të këmbëve, shorce të zeza, Cato van Dyck ngjitet në skenë. Pamja e saj kompletohet me një aksesor në kokë. Të dekoruara i ka edhe këmbët e zbathura. Ngjason me një vajzë, stili i së cilës është gjysmë-hipike dhe gjysmë-shamane, shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë frymë duken edhe dy anëtarët tjerë të bendit. Bateristi Joost van Dyck i cili ndryshe njihet me nofkën “Sheik” dhe kitaristi Daniel Johnston si “Da Freez”, bashkë me vokalisten Cato, përbëjnë bendin “My Baby”. Muzika e tyre, njëjoj sikurse pamja skenike, sjellin një frymë të re muzikore e cila në vete ngërthen disa zhanre.
Nuk është dashur shumë kohë që trioja shamane “My Baby” - bendi psikodelik me tingull të zymtë të bluesit me injektim të fankut - të shpërndajë magjinë gjithandej. Përgjatë tre vitevet, duoja holandeze, Cato dhe Joost, bashkë me gitaristin nga Zelada e Re, Johnston, kanë arritur që muzikën e tyre ta luajnë në vende të ndryshme. Diksorgafia e tyre tani numëron albumin e tretë. “Prehistoric Rhythm” është albumi të cilin ata e kanë lansuar këtë vit, dhe të njëjtin e prezantuan edhe në Kosovë.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“My Baby” në lojë me botën mistike
-
“Ethno Fusion” dhe “Noname” shkrijnë kultura e zhanre muzikore
-
“Tango Nights” si spektakël i pasionit në hapje të sezonit
-
Elektrizohet nata finale e “Sunny Hillit”, flakë me DJ Snake
-
“Sunny Hill Festival” në natën e parë me yllin Bebe Rexha dhe ritmin e Black Coffee