Me gjithë fushatën “MeToo” vitin e kaluar dhe “TimesUp” këtë vit, ku gratë në gjithë botën edhe një herë ngritën zërin për të drejtat e tyre dhe pushtuan rrugët e qyteteve të ndryshme për të protestuar, në disa vende të botës ato nuk i gëzojnë as të drejtat bazike.
Jazz-këngëtarja iraniane Golnar Shahyar, e cila jeton në Vjenë, e gjeti veten midis këtyre dy botëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Lindja dhe Perëndimi në këtë rast nuk janë vetëm dy emra për të treguar anët e horizontit ose busullës, por edhe si sinonime të zhvillimit shoqëror e kulturor.
Shahyar, e cila është rritur në një vend si Teherani, ku edhe sot për gratë këndimi është i ndaluar, u ndesh me një realitet tjetër kur në moshën 16-vjeçare shkoi në Kanada.
Tek në moshën 20-vjeçare mori guximin të zgjedhë jetën e muzikantes dhe të këngëtares. Ajo ka shumë për të thënë për zërat e heshtur të grave të gjeneratës së saj, dhe rrugëtimin personal që e solli aty ku është sot. Këto kapërcime i sheh si vazhdimësi të vështirësive dhe mëtimeve për të gjetur paqen dhe të jetë në gjendje ta shprehë veten... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Zëri i thyerjes së paragjykimeve për gratë myslimane
-
Gratë pa shami në krah të regjimit, nacionalizmi i ri që po ndërton Irani
-
“Mohuar” me historinë e pashkruar të grave që s’iu lejua shkolla
-
Avara përqafon rrënjat e saj indiane përmes muzikës R&B
-
Rrëfimet e rralla të jetës së grave brenda burgut famëkeq të Iranit