Muzikanti shqiptar Robert Bisha ngadalë po merr epitetin e ambasadorit të muzikës tradicionale folklorike shqiptare. Jo rastësisht nisi interesimi i tij në këtë lloj të muzikës.
Krahas faktit se e vlerëson si një thesar që duhet ruajtur, ai mëton që edhe botës t’i tregojë se muzika shqiptare nuk është vetëm me ritme të “tallavasë”, por ka vlera të shumta dhe elemente unike, shkruan sot “Koha Ditore”.
E mbase jo vetëm botës, por t’ia dëshmojë edhe shoqërisë shqiptare vlerat e krijuara vite më parë, të cilat mund të barten brez pas brezi. Pikërisht ky fakt ka bërë që ai ta marrë shumë seriozisht studimin e këtyre ritmeve dhe të krijojë një gërshetim mes tradicionales, klasikes dhe jazzit.
Mbase një kombinim jo fort i zakonshëm, por duke qenë se ai është kompozitor dhe multi-instrumentist, rezultati final është magjepsës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Robert Bisha rikthehet në Prizren me eksplorimin e botës së tij muzikore
-
“Prishtina Jazz Festival” – magjia e tingujve në formulën e harmonisë, sonte në “Express”
-
Bajar Berisha – dirigjenti i pazakonshëm, muzikanti i rrallë
-
Maestroja i perkusioneve bashkon në “Peja Jazz” ritmet e botës
-
Richard Bona sjell magjinë e jazz-it në Mitrovicë