Kur u shpërnda në internet videoklipi në të cilën këngëtaret me shami kërcejnë dhe këndojnë vargje si “le të zhduken meshkujt”, ai u përgëzua si sfidues i paragjykimeve.
Megjithatë, vëmendja mezi u përqendrua aty ku duhet: nocioni i femrës së zëshme arabe vazhdon në rrjedhën kryesore, përkundër faktit që Arabia Saudite nuk reflekton botën arabe në përgjithësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, gratë me zë të fuqishëm janë kryesore në muzikën arabe në të gjitha mënyrat e rangimit – nga këngët folklorike te muzika pop komerciale – nëpërmjet të disa gjeneratave e kombeve. “Të gjitha gratë, që i kam dëgjuar apo shikuar derisa jam rritur, kanë pasur karakter të fortë”, ka thënë kantautorja libaneze Yasmine Hamdan, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.
Ajo kishte nisur karrierën muzikore duke qenë vokaliste e bendit të parë elektro-punk në Bejrut, “Soapkills”, në fund të viteve ‘90, dhe së shpejti do të lansojë albumin e saj të dytë solo, me titull “Al Jamilat”.
“Është normale: gratë arabe gjithmonë kanë qenë shumë aktive në ballë të kulturës – si producente filmash më 1920, këngëtare, valltare, koreografe, shkrimtare e më shumë”. Figura më ikonike në muzikën arabe mbetet kantautorja e aktorja egjiptase, Umm Kulthum, e njohur si “ylli i Lindjes”.
E lindur në një familje imamësh në shekullin njëzet, ajo kishte studiuar repertorin e muzikës klasike sa ishte adoleshente dhe kishte lënë gjurmë si vokal i jashtëzakonshëm, në vitet ’20. Ajo gjithashtu ka luajtur në disa filma, përfshirë “Nashid Al Amal” të vitit 1937, në të cilën kishte luajtur rolin e një nëne të divorcuar që punonte për ta mbajtur vajzën e saj: kolona zanore e filmit përfshinte edhe “The University Song”, me tema tipike që kishin të bënin me vendosmërinë, solidaritetin dhe zellin kombëtar.
Ajo kishte prezantuar botën e grave në ballë të identitetit kombëtar, përkrah me meshkujt, duke kënduar edhe për politikë sikurse edhe vargje romantike. Umm Kulthum e ka dëshmuar veten edhe si biznesmene sikurse edhe performuese e kompletuar: repertori i saj i fuqishëm dhe bashkëpunimet që ka bërë duke ripërpunuar këngë patriotike, kanë bërë që të konstatohet se “uniteti i botës arabe ishte mishëruar në zërin e Umm Kulthum”. Deri në vdekjen e saj më 1975, ajo kishte marrë famë ndërkombëtare... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.