Londër, 29 janar – Drejtori i Muzeut të Britanisë, Hartwig Fischer, ka bërë bujë anekënd botës me deklaratën e tij se rrëmbimi i disa skulpturave nga Akropoli i Athinës në shekullin 19 ishte “vepër kreative”. Në intervistën për gazetën greke “Ta Nea” ai ka përjashtuar mundësinë që Muzeu britanik t’ia kthejë Greqisë skulpturat 2.500 vjet të vjetra edhe pse zhvendosja e antikiteteve greke nga Akropoli në Greqi ende cilësohet si vjedhje.
Por betejës greko-britanike rreth kësaj çështjeje nuk po i shihet fundi. Greqia tash e një shekull lobon me shpresë që do t’ia dalë më në fund që t’i kthejë nga Britania e Madhe skulpturat të cilat nga Parthenoni i mori në fillim të shekullit 19 lordi Elgina, asokohe ambasador i Britanisë së Madhe në Perandorinë Osmane në përbërje të së cilës ishte edhe Greqia.
Greqia me dekada, prej vitit 1983 me nismën asokohe të ministres së Kulturës të Greqisë, Mellina Mercouri, tenton t’i kthejë skulpturat, duke thënë se lordi Elgin ilegalisht i ka marrë 56 reliefe 19 shtatore duke i korruptuar zyrtarët osmanë.
Fischer ka thëne se Muzeu i Britanisë ka një këndvështrim tjetër në raport me antikitetet duke “hapur çështje të tjera pasi skulpturat janë vendosur në një tjetër kontekst”.
“Do të duhej ta vlerësonim këtë rast. Do të mundë të vajtojmë me faktin se rrethi origjinal është zhdukur. Kur trashëgiminë kulturore e zhvendosni në muze duhet ta hiqni nga rrethi origjinal. Por kjo zhvendosje është vepër kreative”, ka thënë Fischer.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe George Vardas, sekretari i organizatës ndërkombëtare për kthimin e skulpturave të Parthenonit.
Edhe
Britania refuzon t’ia kthejë Greqisë artefaktet 2500-vjeçare
“Vërtet. Çfarë kishte aq kreative në rrënimin e tempujve dhe vjedhjen e elementeve kryesore të historisë së një populli”, ka thëne ai.
Deklaratat e Fischerit ai i ka quajtur “revizionizëm historik dhe arrogancë”.
Fischer në intervistë ka hedhur poshtë atë se Greqia është pronarja legjitime e skulpturave teksa ka shtuar se muzeu që ai udhëheq do të mundë t’ia huazonte shtetit grek këto vepra me kushtin që pala greke ta pranojë se Muzeu Britanik është pronari i vetëm i artefakteve.
Myrsini Zorba, ministrja e Kulturës e Greqisë ka thënë se i dënon deklaratat e Fishcerit në lidhje me “pronarin legjitim” dhe i ka cilësuar si “cinike”./ artnet