Dy bileta, jo aq të zakonshme, janë të ruajtura në Muzeun e Fushë-Kosovës, njëra për udhëtime ndërkombëtare e tjetra për ato brenda vendit, ruhen ende në muze.
Ky muze i hapur në vitin 2007 paraqet historikun e zhvillimit të hekurudhave në Kosovë që nga viti 1874.
Përveç biletave të trenit, në Muze janë të përfshira edhe ora mekanike, drejtuesi, eksponatet e komunikimit e shumë të tjera. Sipas Sabit Thaçit, drejtor në “Infrakos”, një ndër artefaktet më të vjetra është peshorja e Stacionit të Kaçanikut.
Linjat Prishtinë -Pejë dhe Prishtinë-Shkup janë të vetmet linja që qarkullojnë brenda vendit. E për shkak të numrit të ulët të pasagjerëve, këta trena qarkullojnë vetëm dy herë në ditë. Megjithatë, dikur në Kosovë qarkullonte çdo ditë treni “Akropolis”, i cili e lidhte Kosovën me vendet e Evropës. Përmes këtij treni udhëtonte një numër i madh i njerëzve dhe njëkohësisht bëhej edhe qarkullimi i mallrave, raporton emisioni “SOT” i KTV-së.
Sipas Sabit Thaçit, për infrastrukturën hekurudhore nuk është investuar aq sa duhet. Ai thotë se hekurudha e Kosovës është e vetmja që në 20 vjetët e fundit nuk ka blerë asnjë tren.
Sipas udhëheqësit të hekurudhave, përveç shtetasve të Kosovës, të interesuar për Muzeun janë edhe shumë vizitorë të huaj.