Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Muralet e artistit meksikan që lënë gjurmë me mesazhe pozitive

Kur prindërit e tij ishin divorcuar, ishte në gjendje të rëndë emocionale. Si rrugë e zgjidhjes ishte ta merrte sprejin e t’ua mësyjë rrugëve të El Pasos, qytetit kufitar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.

Krejt mllefin që kishte brenda e nxirrte mureve e rrugëve të qytetit nëpërmjet sprejit. Në një formë, ngjyra që dilte nga derdhja e sprejit ishte njëfarë shkarkimi për të. Por Isaias Crow (40) do të ndryshonte shpejt qasjen sa i përket përçimit të emocioneve nëpërmjet artit, saktësisht muraleve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qysh si i vogël kur shihte të atin duke pikturuar ëndërronte të bëhej sikurse ai, artist. Por divorcimi i prindërve e kishte mbushur me mllef. Këtë ia shtonte edhe gjendja e qytetit të tij.

“Asokohe kishte shumë probleme. Shoqëria ishte disi e pikëlluar dhe unë shfaqja emocionet e mia”, kujton Crow. Ai ka vizituar Kosovën si i ftuar i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbajtur një punëtori për murale në Prishtinë, Ferizaj e Prizren.

Image

Arti i rrugës, më afër publikut

Edhe Frikë nga një valë e re e dhunës në Meksikë pas vrasjes së “El Menchos” Botë Frikë nga një valë e re e dhunës në Meksikë pas vrasjes së “El Menchos”

E kur babai i tij e kishte parë duke punuar murale ilegalisht rrugëve të qytetit, i kishte dhënë disa këshilla.

“Babai më tha që të ndalem së vepruari në atë mënyrë. Më tha se duhet të jem më pozitiv. Filloi të ishte mentori im dhe më jepte më shumë pozitivitet. Kështu që prindërit e mi më kanë ndihmuar të jem njeri më i mirë”, rrëfen ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)