Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Munchi, Picasso e Banksy - një ankand me vepra 5-shekullore

(Reuters) – Piktura nga Edvard Munchi, argjendurina të Pablo Picassos dhe një kanavacë e Banksyt janë mes veprave artistike në ankandin e ardhshëm të shtëpisë Sotheby që përfshin një hark kohor të artit prej pesë shekujsh.

Më 25 mars shtëpia londineze e ankandeve do të mbajë shitjen e parë të madhe të këtij viti të quajtur “Modern Renaissance”. Aty do të jetë vepra e Munchit “Embrace on the Beach”, që kryeson me një çmim të vlerësuar prej 9 deri në 12 milionë paundë (12 – 16 milionë dollarë).

“Me shitjen e parë të këtij viti, pasi patëm një vit tejet sprovues me pandeminë, ne po kthehemi rishtas me një përzgjedhje të fortë veprash”, ka thënë Ema Baker, drejtuese e mbrëmjes së shitjes në shtëpinë londineze të ankandeve.

“Ka qenë sfiduese, por ne ia dolëm mbanë të bëjmë bashkë ca vepra të pabesueshme nga i gjithë rruzulli”.

Një vetëportret i piktorit norvegjez është vlerësuar nga 4.5 deri në 6.5 milionë paundë.

Edhe Ankandi nxjerr në dritë një thesar arti të paparë për 50 vjet Kulturë Ankandi nxjerr në dritë një thesar arti të paparë për 50 vjet

Portreti i Picassos nga fotografja Dora Maar (Femme assise dans un fauteuil) pritet të mbledhë 6 deri në 8 milionë paundë, derisa një set me pjata të argjendta nga artisti spanjoll ka një çmim që shkon nga 1.2 deri në 1.8 milionë.

Peizazhi i gjerë prej 4 metrash i David Hockneyt “Tall Dutch Trees After Hobbema”, e që u frymëzua nga “The Avenue at Middelharnis” e shekullit të 17-të është vlerësuar nga 6 deri në 8 milionë paundë.

Të tjera vepra artistike në ofertë përfshijnë “Portrait of a Youth” nga piktori i shekullit të 15-të Piero del Pollaiuolo, me një vlerë të llogaritur nga 4 deri në 6 milionë paundë.

Një kanavacë plot parodi e artistit të rrugës Banksy për një kopertinë të Vanity Fair për aktoren Demi Moore, shtatzënë dhe lakuriqe, është në shitje për 2 deri në 3 milionë paundë.

Edhe “Barkat e peshkatarëve” nga Van Goghu, në pritje të 50 milionë dollarëve Shtojca për Kulturë “Barkat e peshkatarëve” nga Van Goghu, në pritje të 50 milionë dollarëve

Më shumë se dy metra e gjatë, “Original Concept for Barely Legal Poster” (pas Demi Moore), paraqet një figurë shtatzënë që mban një maskë majmuni dhe tymos një cigare.

Kjo vepër ishte imazhi i posterit për ekspozitën e Banksyt “Barely Legal”, që u mbajt në Los Angeles më 2006.