Prishtinë, 30 mars - Ministria e Kulturës është vënë në kërkim të udhëheqësve të ardhshëm për Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Departamentin e Kulturës. Konkursi për drejtor të IKMM-së, i hapur të mërkurën, është vonuar për një vit. Në mars të vitit të kaluar është dorëhequr ish-drejtori i këtij institucioni Alban Bakija e që nga ajo kohë deri në gusht, Agim Gërguri ka udhëhequr me IKMM-në si ushtrues detyre i drejtorit. Prej gushtit këtë pozitë e mban Ardiana Qorraj.
E që nga tetori i vitit 2015, kur Kamuran Goranci ishte transferuar nga pozita e drejtorit të Departamentit të Kulturës në udhëheqës të Divizionit të arteve skenike, pozita e drejtorit në këtë Departament është mbajtur nga ushtruesit e detyrës. Xhevat Bajrami, i cili aktualisht e ushtron këtë detyrë, është i pesti.
Edhe për këtë pozitë kërkohet udhëheqës i rregullt.
-
Kosova bëhet me Këshill Kombëtar të Arteve, bashkon figura partiake
-
Mungesa e nominimeve zgjat afatin për kandidaturat e Këshillit Kombëtar të Arteve
-
Me mbi një vit vonesë hapet thirrja për Këshillin Kombëtar të Arteve
-
S’ka çmime artistike në nderim personalitetesh, Ministria i heq emrat
-
Muzeu i Artit Bashkëkohor vazhdon me punësime duke qenë jofunksional