Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bazë të Vendimit nr.903/2020, në thirrjen publike për mbështetje financiare publike për rritjen e punësimit përmes granteve start-up, ka bërë vlerësimin e aplikacioneve të pranuara nga aplikuesit dhe ka përzgjedhur 167 përfitues.
MKRS ka mbështetur trajnimet në fushën e ndërmarrësisë për të rinj, të cilët pastaj kanë pasur mundësi të aplikojnë për grante të ndryshme përmes thirrjes publike.
Në fushën e ndërmarrësisë janë trajnuar 755 të rinj për treg të punës, 500 për trajnime në ndërmarrësi.
Numri i të rinjve të trajnuar e ka tejkaluar numrin e paraparë prej 400, sa parashihej, duke shkuar në 1255.
Ky është numri më i madh i granteve start-up që ka përkrahur MKRS ndonjëherë. Ministrja Dumoshi shprehet e lumtur që si Ministri kanë arritur të përkrahë kaq shumë të rinj dhe të kontribuojë në ngritjen e tyre profesionale.
-
MKRS dhe UNKT me programe të përbashkëta për fuqizimin e të rinjve
-
MKRS-ja ndan 500 mijë euro për programet e Tregut të Punës, për 400 të rinj punëkërkues
-
Gjysmë milioni i radhës për rimëkëmbje në kulturë, Ministria kritikohet se s’ka plan
-
MKRS-ja ndan mirënjohje për vullnetarët e vitit, inicion ligj për të rinjtë
-
Përkrahja e ndërmarrësve të rinj stimulon rritje të qëndrueshme ekonomike