Përkrahja e të rinjëve në ndërmarrësi mund të kontribuojë shumë në zhvillimin ekonomik të vendit, sot dhe në të ardhmen. Zhvillimi i ndërmarrësisë tek të rinjtë është një mjet i rëndësishëm për zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe potencialit ekonomik të rinisë, si dhe stimulimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, u tha ndër të tjera në forumin që u mbajt nga Oda Ekonomike Amerikane dhe Innovation Centre Kosovo në kuadër të Javën Globale të Ndërmarrësisë.
Nga programet për trajnime profesionale të implementuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë përfituar mbi një mijë të rinjë. Ministrja Vlora Dumoshi tha se ekziston një strategji dhe program i veçantë për rininë dhe se brenda programit është rritur kriteri i moshës dhe forcuar vullnetarizmi.
Dumoshi tha se vitin e ardhshëm planifikohet rritje e subvencioneve për të rinjtë në ndërmarrësi.
“Për herë të parë këtë vit kanë përfituar 168 ndërmarrës të rinjë, të cilët direkt ndikojnë në zhvillimin ekonomik”, tha ajo.
Ndërsa, Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit për Iniciativa Qytetare, tha se duhet të rritet atraktiviteti i sektorit jo publik për punësim dhe përkrahja ndaj ndërmarrësisë tek të rinjtë.
-
Ministrja Dumoshi ndau 165 certifikata për të rinj nga Prishtina, të trajnuar për ndërmarrësi
-
Kërkohet promovimi i ndërmarrësisë në moshat e hershme
-
Më pak se 10% e grave janë pjesë e ndërmarrësisë
-
Coca Cola Hellenic inspiron të rinjtë kosovarë për t’i realizuar ëndrrat e tyre
-
Coca-Cola HBC Kosova mbështet rininë!