Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Mjegull” në shtetin e paradokseve

Kosova dhe paradoksi shpeshherë mund të përdoren mjaftë mirë në një fjali. Ekzistenca e saj si shtet jo rrallë vihet në pikëpyetje, pikërisht për shkak të faktit se sovraniteti i vendit nuk njihet nga të gjitha vendet e botës. Problemet politike e gjeopolitike ngrenë pyetje mbi realitetin e mjegullt që e rrethon. Si ballafaqim po aq paradoksal sa vetë shteti erdhi ekspozita “Mjegull”.

Vetura e ndezur e tipit “Golf 2”, e vendosur në oborr të Galerisë Kombëtare të Kosovës, e cila në auspuh ka të vendosur një gyp që e çon tymin brenda nga dritarja e prapme, është instalacioni i parë me të cilin shikuesi përballet.

“Për mua si hebre, një veturë gjermane me tym brenda është imazh shumë dramatik. Por mendoj se është imazh shumë i fuqishëm për të filluar ekspozitën”, ka thënë me shaka për këtë vepër të Fatmir Musatfës - Karllos, kuratori izraelit Avi Lubin, në hapje të ekspozitës. Një dozë e tillë e humorit po ashtu edhe e dramatikes përcillet në gjithë ekspozitën “Mjegull”. Titulli lidhet mjaft mirë me historinë e vendit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)