Shoqata “Kosova për Sanxhakun” në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, sot me datë 8 shtator 2017, organizon konferencë shkencore në 137-vjetorin e lindjes dhe 73 vjetorin e vdekjes së Ferhat Dragës.
Konferenca do të mbahet sot, e premte më 8 shtator 2017, në shtëpinë e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, me fillim në ora 14.00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Konferencë përveç studiuesve eminentë, personaliteteve të shquara nga vendi do marrin pjesë familjarë, bashkëkohanikë dhe delegacioni i Këshillit Kombëtar të Sanxhakut në përbërje Dr, Sulejman Uglanin kryetar, Prof.dr. Rexhep Shkrijel, nënkryetar, dhe deputetët nga Sanxhaku në Parlamentin e Serbisë - Enis Imamoviq dhe Bajro Gegiq
Konferenca shkencore kushtuar Ferhat Dragës, kryetar i “Bashkimi” (Xhemijet), ka për qëllim ndriçimin e luftës për çlirimin kombëtar nga zgjedha shekullore serbomadhe në bazë të dëshmive historike nga arkivat e shtetit të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Sanxhakut dhe Turqisë, biografisë së Ferhat Dragës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kontributi i tij, familjes dhe bashkëpunëtorëve në mbrojtjen humane të popullit shqiptar dhe boshnjak në Kosovë e Sanxhak në periudhën 1918-1945, thuhet në njoftimin e Këshilli organizativ të kësaj konference.