Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Miti për jetën” luhat kujtimet

Një kolovajzë është vendosur në hapësirën e një galerie. Rrethohet me vizatime të formateve të ndryshme, të realizuara me tush në letër.

Në to, imazhi i njeriut që luhatet në kolovajzë zbërthehet deri në abstrakt. Të ndryshme janë format që shpërfaqen në vizatime, shkruan sot Koha Ditore.

Këndi në anën e majtë të galerisë “Qafa” i takon thuajse krejtësisht kujtimeve të artistit e lidhjes së tij me kolovajzën.

Tutje nëpërmjet grafikave të realizuara në teknikën gjilpërë e thatë, Avni Behluli, shpërfaq të tjera elemente autobiografike të tij. Cikli “Simfoni arti” – në të cilin trupi i njeriut merr forma notash muzikore – është gërshetuar me disa vepra që flasin si një jetëshkrim i shkurtër i Behlulit. Janë gjithsej 34 vepra, dymbëdhjetë prej të cilave grafika, e të tjerat vizatime të formateve të ndryshme.

Veprat janë abstrakte. Autobiografi jo. Kësisoj, të dyja këto përplasen fort mes vete në ekspozitën personale të krijuesit që e ka sfiduar veten në shumë mediume arti. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)