Teatri i qytetit të Preshevës i ka hapur dyert për publikun pas gjashtë muajve pauzë.
Objekti në të cilin zhvillon aktivitetet ky institucion, ishte mbyllur në nëntorin e vitit të kaluar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, për shkak se nuk posedonte sistemin kundër zjarrit.
Qytetarët e Luginës të hënën mbrëma janë grumbulluar në numër të madh për ta parë komodinë “Misteri”, inskenuar nën regji të Afeida Boriçi- Memetit, transmeton emisioni Express në KTV.
Kjo shfaqje me tekst të shkrimtarit italian Aldo De Benedetti, i cili është i njohur për krijimin e komedive të lehta, ka sjellë në skenë jetën e një çifti që dëshiron të arratiset nga rutina e përditshmërisë.
Vepra e Bendettit u inskenua nga katër aktorët Valon Nuhiu, Egzona Salihu, Gani Veseli dhe Artan Ibishi.
Komedia “Misteri” ka hapur javën e kulturës në qytetin e Preshevës, ndërkohë teatri i këtij qytetit pritet që t’i realizojë edhe dy shfaqje premierë deri në fund të këtij viti.
-
“Prizren Festi” i guximit dhe i lirisë zhduk kufijtë truporë në hapje
-
“Prizren Fest” kthen qytetin në skenë teatri si hapësirë reflektimi e dialogu
-
Thirrja e Vuçiqit për shërbim të detyrueshëm ushtarak alarmon shqiptarët në Luginë
-
Hapet Pishina e Gërmisë
-
Kultura ende pa paratë e shtetit, shkas edhe mungesa e buxhetit