Çfarë e bën të paluhatshëm shkrimtarin peruan Mario Vargas Llosa – kandidat për president në vendin e tij më 1990, fitues i çmimit “Nobel” për letërsi më 2010 – në prezencën e gjallë në skenën botërore edhe në moshën 81-vjeçare?
Ai është i vetmi pjesëtar ende gjallë i së ashtuquajturës gjeneratë “boom” të romancierëve të Amerikës Latine të viteve ‘60 – një grup i jashtëzakonshëm që përfshirë edhe Gabriel García Márquezin nga Kolumbia, Julio Cortázar të Argjentinës, José Donoso nga Kili dhe Carlos Fuentes nga Meksika, shkruan Koha Ditore.
Nëpërmjet një lloj momenti të rrallë, ata ia dolën, që si shkrimtarë ta ngjallnin idealin bolivian të unifikimit të Amerikës Latine, gjë që realiteti i rrëmujshëm politik s’do të mundë ta arrinte asnjëherë.
Popullariteti i tyre në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u dha miliona latino-amerikanëve ndjenjën që ishin pjesë e një kulture pakufi, shumë origjinale që prodhoi më shumë sesa vetëm “caudillos”, “guerrilleros” dhe “boleros”...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Aksioni kundër Maduros ia pamundëson Leonardo DiCaprios të marrë çmimin në Palm Springs
-
Nobelisti Krasznahorkai – riafirmuesi i artit në tmerrin apokaliptik
-
Presidenti i Argjentinës flet për ndodhitë e Botërorit
-
“Nuk jam model” – Bielsa arsyeton fotografinë e pazakontë
-
Veteranë si asnjëherë më parë në Kupën e Botës