Dakordimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje në programin “Evropa Kreative”, vendit do t’i krijojë një mundësi të re për zhvillimin e kulturës.
Marrëveshja është miratuar të martën në mbledhjen e Qeverisë, pas propozimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ratifikim, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Evropa Kreative” është një program që ka për qëllim krijimin e hapësirës dhe mbështetjes së artistëve e organizatave kulturore për bashkëpunime të ndryshme.
Sipas shpjegimit që i bëhet këtij programi nga vetë Bashkimi Evropian, objektivat e përgjithshme janë të mbrohet, zhvillohet dhe promovohet diversiteti kulturor dhe gjuhësor evropian dhe të promovohet trashëgimia kulturore e Evropës. Po ashtu, ky program synon forcimin e konkurrencës, në veçanti të sektorit audioviziv... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“Evropa Kreative” do të integrojë Kosovën në rrjetet e komunikimit dhe kulturës
-
“DokuFesti” për hapjen e dyerve drejt “Evropës kreative”
-
Marrëveshja për Evropën Kreative i fuqizon fushat e kulturës dhe krijimtarisë në Kosovë
-
“Creative Gate” hap ura kreativiteti e kulture në Ballkanin Perëndimor
-
Kosova pritet të jetë pjesë e programit “Evropa digjitale”