Prishtinë, 22 shkurt - Pos që Ministria e Kulturës këtë vit është vonuar për dy muaj në hapjen e konkursit për përkrahje të projekteve kulturore, “risitë” e këtij institucioni nuk përfundojnë me kaq. Fiks 140 mijë euro më pak sesa vitin e kaluar, janë në dispozicion të organizatorëve të ngjarjeve të pavarura kulturore. Përderisa vitin e kaluar MKRS-ja kishte ndarë 890 mijë euro për këtë kategori, sivjet janë planifikuar 750 mijë euro.
Florent Mehmeti, menaxher i teatrit “Oda”, ka thënë se skena kulturore është mësuar që kur ka nevojë të tërhiqen mjete nga ndonjë resor shtetëror, kjo ndodh me kulturën, e pastaj MKRS-ja shkurton buxhetin për projektet e pavarura kulturore.
Sipas Besa Luzhës, drejtoreshë ekzekutive e “Chopin Piano Fest”, nganjëherë shkurtimi prej 140 mijë eurosh nuk është çështje shumë substanciale sa është kriteri i përkrahjes së ngjarjeve të mirëfillta.
Sipas konkursit që do të jetë i hapur deri më 13 mars, do të përkrahen projektet dhe idetë me karakter profesional, promovues, stimulues, tradicional, inovativ e kritik.
Sipas Ligjit të buxhetit të këtij viti, në kategorinë “Përkrahja për kulturën” nëpërmjet së cilës MKRS-ja financon aktivitetet e pavarura, ka të njëjtin buxhet sikurse për vitin që shkoi. Kanë qenë dhe janë fiks 1 milion e 67 mijë e 851 euro (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ministria del prej planit, prej 500 mijë jep 2 milionë euro për projekte
-
Ministria e Kulturës përkrah 51 organizata me mbi 1.7 milion euro
-
Ministria e arsyeton zbritjen e buxhetit për projekte kulturore me 700 mijë eurot e “Manifestas”
-
Gjysmë milioni euro më pak për kulturën e pavarur
-
Ministrisë së Kulturës i projektohet zbritja e buxhetit për 6 milionë euro