Një ditë pasi ka dalë me listën e projekteve fituese, ku del se janë mbi 600 mijë euro më pak sesa vitin e kaluar, Ministria e Kulturës ka listuar një seri arsyesh, të cilave u prin buxheti prej 700 mijë eurosh, me të cilin është përkrahur bienalja e njohur evropiane “Manifesta”, e cila vitin që vjen mbahet në Prishtinë. Përmendet edhe përfaqësimi i Kosovës në Bienalen Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecie e paralajmërohet një thirrje e dytë publike
Ministria e Kulturës të enjten ka nxjerrë një listë arsyetimesh për zbritjen e shumës, me të cilën ka përkrahur projektet kulturore dhe artistike nëpërmjet konkursit të prillit. Pos kësaj, sivjet MKRS-ja ka përkrahur shumë më pak projekte edhe si numër, sikurse ato tëorganizatave edhe ato individuale.
Listës së arsyetimeve të MKRS-sëi prin ndarja e buxhetit për bienalen nomade evropiane “Manifesta”, që vitin tjetër do të mbahet në Prishtinë. Për edicionin e 14-të të ngjarjes më të madhe kulturore, nikoqire e së cilës është Prishtina, MKRS-ja ka treguar se sivjet ka ndarë 700 mijë euro.
E shkaku edhe i këtij veprimi, projektet lokale kulturore kanë marrë përgjigje negative nga institucioni kryesor i kulturës në vend.
Me 886 mijë e 100 euro janë përkrahur 258 projekte kulturore e artistike të individëve dhe organizatave joqeveritare. Si shumë financiare, por edhe si numër projektesh janë shumë më pak sesa vitin e kaluar. Janë fiks 184 projekte më pak se më 2020. Publikimi i listës të mërkurën kishte nxitur reagime. Vitin e kaluar me 1.5 milionë euro janë përkrahur 442 projekte. Sivjet,në total, për këtë vit projektet kulturore do të kenë 614 mijë euro më pak.
Të enjten, një ditë pas shpalljes së listës, sipas sqarimit të MKRS-së, fondi i këtij institucioni për projektet e skenës së pavarur kulturore për sivjet ka shënuar rritje në raport me vitin paraprak dhe është rreth 2.4 milionë euro.
“Rreth 886,500 euro do të shpërndahen përmes thirrjes së fundit publike, shuma totale e së cilës mund të rritet pas periudhës së ankesave. Lista e publikuar dje është listë e rezultateve preliminare dhe ne do të presim edhe afatin e ankesave për të nxjerrë listën përfundimtare të përkrahjes së projekteve kulturore artistike dhe tek atëherë do të dihet lista përfundimtare e projekteve të përkrahura me shumën totale”, shkruhet në sqarim.
Aty bëhet e ditur se rreth 150 mijë euro i janë dedikuar pjesëmarrjes sëKosovës nëBienalene Venecias. MKRS-ja nëpërmjet një njoftimi ka treguar se 163 mijë euro janë ndarë për të përkrahur librin, ndërsa 35 mijë të tjera për pjesëmarrje në programin “Europa Kreative”.
“Nga Fondi i Rimëkëmbjes janë shpenzuar 215,000 Euro për skenën e pavarur të kulturës, dhe 85,000 euro të tjera do të shpenzohen gjatë pjesës së dytë të vitit”, shkruhet në njoftimin e MKRS-së. Ky njoftim është publikuar për publikun, pasi KOHA i ka adresuar pyetje MKRS-së për këtë çështje. Fiks 16 minuta pas përgjigjes që i është dhënë KOHËS, MKRS-ja të njëjtat i ka publikuar nën titullin “Njoftim”. Institucioni kulturor ka bërë të ditur se në pjesën e dytë të vitit do të ketë edhe një thirrje publike për të përkrahur projektet kulturore e artistike .
“Në rishikim të buxhetit kemi propozuar shumën shtesë prej 78,000 eurosh dhe ky buxhet shtesë bashkë me pjesën e pashpenzuar deri tani do të ndahen përmes thirrjes së ardhshme publike gjatë pjesës së dytë të vitit”, shkruhet në njoftim. MKRS-ja ka sqaruar se fondi i vitit 2021 për skenën e pavarur kulturore është më i madh se ai i vitit paraprak.
“Për vitin 2022 kemi planifikuar rritje shtesë dhe qasje më fleksibile në raport me shpërndarjen e fondit.Jemi të përkushtuar për partneritet strategjik me organizatat kulturore dhe artistët”, shkruhet në njoftim.
Por në shifrat zyrtare të shtetit, në Ligjin mbi ndarjet buxhetore të këtij viti,tregojnë se janë 1 milion e 954 mijë euro si subvencione dhe transferenë kategorinë “përkrahja e kulturës”. Vitin e kaluar shifra ishte më e vogël, por përkrahja më e madhe. Sipas Ligjit të buxhetit të vitit të kaluar, te subvencionet dhe transferet, në kategorinë “Përkrahja për kulturën” ishin vetëm 1 milion e 337 mijë euro.
Një prej atyre që kanë reaguar për mospërkrahje është “QendraMultimedia”,së cilës nuk i është përkrahur fare programi vjetor teatror. I janë ndarë vetëm 5 mijë euro për festivalin ndërkombëtar të letërsisë “Polip”.
Sipas listës së projekteve fituese janë disa organizata që kanë marrë pjesën kryesore të buxhetit. “HardhFest” është përkrahur me 15 mijë euro, “Zambaku i Prizrenit” me 14 mijë euro, “Re Musica” me 14 mijë, “7 Arte” me 10 mijë, qendra për art bashkëkohor, “Stacion” me 12 mijë, “Hyjnesha në fron” me 15 mijë, “Pri Film Fest” me 20 mijë, “Doku Fest” me 20 mijë, teatri “Oda” me 20 mijë, “Autostrada Bienale” me 13 mijë, “DAM Festivali” me 12 mijë dhe Shoqata e Botuesve të Kosovës me 18 mijë. Për dallim prej viteve të kaluara, sivjet nuk është përkrahur asnjë prej bibliotekave komunale.
Njoftimi i Ministrisë për “EtnoFestin” që s’i mbylli avancat, cilësohet si linçim
Në bazë të listës së publikuar, Ministria e Kulturës nuk do ta përkrahë edicionin e 11-të me radhë të festivalit “EtnoFest”. Tëenjten, nëpërmjet një njoftimi të dytë, ka dhënë arsyet për këtë.
“Me keqardhje ju informojmë se festivali tradicional ‘EtnoFest’, i organizuar nga OJQ ‘Sythi’, këtë vit nuk është përkrahur nga komisioni për vlerësimin e projekteve në MKRS, meqë i njëjti nuk i ka kryer obligimet paraprake ndaj MKRS-së”, shkruhet në njoftim. Aty sqarohet se organizata “Sythi” për festivalin “EtnoFest” përkrahet në vazhdimësi nga MKRS dhe “fatkeqësisht nuk e ka mbyllur avancën paraprake me kohë, andaj bazuar në Rregulloren Nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, askush që nuk kryen obligimet ndaj institucioneve publike nuk mund të financohet”, shkruhet në njoftim
MKRS-ja ka njoftuar se“mospërkrahja e ‘EtnoFest’ nuk nënkupton që projekti nuk është cilësor, porse organizata bartëse nuk i ka kryer detyrimet ndaj Ministrisë për projektin e kaluar. Ne besojmë se organizatorët së shpejti do të procedojnë kryerjen e obligimeve ndaj MKRS-së dhe të marrin financimin për këtë ngjarje me rëndësi për kulturën tonë”, shkruhet në njoftim.
Pak pas publikimit të këtij njoftimi KOHA ka adresuar pyetje në MKRS se sa peshojnë avancat e pambyllura të “EtnoFestit” e po ashtu edhe ato të organizatave të tjera. Por nënjë përgjigje, KOHËS i është thënë se të dhënat mund tëofrohen të hënën pasi duhet nxjerrë statistika.
Por dramaturgu Jeton Neziraj ka thënë të jetëtepër i prekur me “sulmin primitiv ndaj festivalit ‘EtnoFest”.
“Thjesht, s’kam fjalë se sa larg mund të shkojë ligësia institucionale. Përmes linçimit, MKRS-ja synon ta justifikojë paaftësinë e zyrtarëve të vet! ‘EtnoFest’ është institucion në vete, aset kombëtar të cilin profesori ynë i nderuar Fadil Hysaj e ka ngritur me mund, pasion e dashuri”, ka thënë ai. Sipas Nezirajt, përpjekja linçuese e MKRS-së nuk kalon dhe s’do të kalojë kurrë. “Sulmet e ulëta, si kjo që përdorin terminologji denigruese të tipit ‘nuk ka mbyllur financat’, ‘ka vonuar raportet’ e të tjera, veçse dëshmojnë paaftësinë e MKRS-së dhe të zyrtarëve të saj. ‘EtnoFestin’ e kemi financuar me buxhetin e Bashkimit Evropian nëpërmjet programit ‘Kultura për Ndryshim’ dhe kurrfarë problemi nuk kemi pasur me ata”, ka thënë Neziraj, i cili me “Qendrën Multimedia” prej vitit 2017 deri më 2019 ka implementuar programin e BE-së, “Kultura për ndryshim”.
Të enjten,themeluesi i “EtnoFestit”, dramaturgu e regjisori Fadil Hysaj, nuk ështëpërgjigjur sa i përket njoftimit të MKRS-së. Për këtë festival, që planifikohej të mbahej në korrik, sipas programit, do të interpretonte edhe sopranoja me nam botëror, Inva Mula.
Themeluesi i festivalit Hysaj të mërkurën kishte thënë se nuk do të komentojë shumë derisa të marrë vesh se çfarë ka ngjarë me mospërkrahjen e edicionit të sivjetmë të “EtnoFestit”.
“Nëse nuk mund ta mbajmë festivalin, atëherë publikut që kanë pritur Inva Mulën dhe krejt ngjarjet e tjera do t’u themi se në Ministrinë e Kulturës mund të gjejnë arsyet se përse u është mohuar mundësia që ta kenë këtë program”, kishte thënë ai.