Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ministria pa përgjigje, grupi i aktorëve drejt bllokimit të Teatrit

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Tri javë pas paralajmërimit për grevë e bllokim të repertorit, grupi i aktorëve rezidentë të Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare për kërkesën që kishte shtruar në Ditën Botërore të Teatrit.

Ky grup këtë javë pritet të mbajë një konferencë për media, për t’i bërë publikë hapat konkretë që do të ndërmarrin pas protestës që zëvendësoi festën në ditën e 27 marsit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit vazhdojnë t’i konsiderojnë të pakuptueshme këto veprime. Sipas tyre, një komision brenda MKRS-së është duke u marrë me kërkesat e aktorëve e që janë rritja e pagave dhe përmbushja e premtimeve të dhëna nga institucionet shtetërore tash e sa kohë.

Në Ditën Botërore të Teatrit, 15 nga gjithsej 28 sa janë rezidentë, qenë bashkuar për të artikuluar kërkesat e tyre.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës vitin e kaluar, në qershor e në nëntor, kishte bërë kërkesa drejtuar Këshillit Drejtues të TKK-së dhe ishte nënshkruar edhe nga menaxhmenti i TKK-së. Edhe aty kërkohej ngritja e pagës bazë për krijuesit dhe performuesit e artit.

Edhe Aktorët e TKK-së në protestë në vend të festës për Ditën Botërore të Teatrit Kulturë Aktorët e TKK-së në protestë në vend të festës për Ditën Botërore të Teatrit

Sipas kategorizimit që bëhet në Projektligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës në ditën e 30-të të muajit dhjetor të vitit të kaluar, i bie që performuesit e krijuesit artistikë varësisht nga niveli të kenë pagë të njëjtë edhe me rojtar pylli, truprojë, kuzhinier e shitës. Por, me propozimin e Ministrisë së Kulturës, Qeveria ka vendosur që Projektligjit t’i shtohet edhe një nen që përcakton se çështja e pagave për krijuesit dhe performuesit e kulturës dhe punonjësve profesionalë të trashëgimisë kulturore të rregullohet me një akt të veçantë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.