Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ministria me komision në kuadër të masave për artefaktin e thyer

Prishtinë, 25 qershor – Katër ditë i janë dashur Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të prononcohet për herë të parë për çështjen e artefaktit të thyer, i njohur si pitos, në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve .

Zyrtarë të Ministrisë kanë paralajmëruar se do të kërkojnë llogaridhënie nga i gjithë zinxhiri hierarkik e më pas edhe do të merren masa ligjore. Burime të “Kohës Ditore” kanë mësuar se rasti i thyerjes së pitosit ka ndodhur të paktën një javë para se të bëhej publik incizimi amator, ku shihen punonjësit e IKMM-së teksa përpiqen t’ia ndërrojnë lokacionin nga çardaku i ndërtesës ku ishte i vendosur. Po të njëjtat burime kanë thënë se një gjë e tillë është bërë me urdhër të drejtorit Ismet Hajrullahu, për, siç kanë thënë, “ekspozim më të mirë të pitosit”.

Të premten, IKMM-ja ia ka nisur Ministrisë një raport të shkurtër mbi rastin, të cilin e ka cilësuar si “aksidental”. Ndonëse këtë raport nuk kanë pranuar ta bëjnë të ditur as në IKMM dhe as në Ministri, burime të gazetës kanë mësuar se ai nuk adreson as përgjegjësinë dhe as nuk paralajmëron masa.

“Pitosët” janë artefakte, lloj objektesh qeramike në formë të qypave. Në kohërat e lashta pitosët shërbenin për ruajtjen e drithërave, verës apo vajit në ekonomitë e asokohshme familjare Salih Mehmeti.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")