Krijuesit, performuesit dhe punonjësit profesionalë të trashëgimisë kulturore nuk do ta marrin pjesën retroaktive të rritjes së pagave për gjashtë muaj, shkruan sot Koha Ditore.
Janë 228 punonjës të institucioneve të kulturës dhe atyre të trashëgimisë kulturore që prej ditës së parë të nëntorit kanë përftuar rritje të pagës. Ishte premtuar për 50 për qind, por në disa raste vlera është rritur e në disa të tjera është zbritur.
Rritjen e pagave e kishte mundësuar miratimi i Rregullores për gradimin dhe pagat e krijuesve e të performuesve të kulturës, dhe punonjësve të trashëgimisë kulturore më 13 shtator të këtij viti.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Rriten pagat e krijuesve, performuesve dhe punëtoret profesionalë të trashëgimisë kulturore
-
Ministria nuk ia del t’i rrisë pagat e punonjësve të kulturës as pesë muaj pas afatit të caktuar
-
Filharmonia e çakorduar me paga
-
Ministria mburret, punonjësit e kulturës në mjegull për paga
-
Artistët i rikthehen kërkesës për paga sa profesorët universitarë