Se a ishte viti 1985 apo 1986, nuk është i sigurt. Por i kujtohet saktë se në shkallët e asaj që tash është Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, një i ri do t’ia zgjaste dorën për t’iu prezantuar si Basri Çapriqi, shkruan sot Koha Ditore.
Që të dy ia kishin mësyrë një ore letrare që do të mbahej në objektin e Bibliotekës. Ky takim do të shërbente që Milazim Krasniqi dhe Basri Çapriqi më pas të bëheshin miq të pandashëm. Edhe në moshë, vetëm pesë vjet i ndajnë. Jo vetëm profesori universitar, Krasniqi, por krejt ata që e kanë njohur dhe kanë pasur miqësi me Çapriqin, posa nisin të flasin për të e përshkruajnë si njeri të qetë e fort tolerant.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njeri mediteran”, thotë Krasniqi për mikun e tij që ka vdekur të dielën e javës së kaluar. Ata me të cilët ka kaluar kohë të gjatë në Fakultetin e Filologjisë, por edhe nëpër kafehane a takime letrare e përshkruajnë si njeri fort të dashur. Qeshin kur kujtojnë Çapriqin, i cili kishte lindur në Krythë të Ulqinit më 1960. Qeshjen ua ka lënë Çapriqi pasi i tillë ishte në tavolinë nëpërmjet humorit të hollë.
Njeriu me kulturë urbane e mediterane
Pak metra e ndajnë zyrën e profesorit të Departamentit të gazetarisë, Milazim Krasniqi me atë të ish-profesorit të Departamentit të letërsisë, Basri Çapriqi. Por muhabetet e tyre më shumë zënë vend nëpër kafene e takime letrare. Para luftës bashkë me kolegë të tjerë shkrimtarë kanë qëndruar shumë tek ish-kafeneja “Bagremi” që tash nuk është më, e nëse do të ekzistonte do të ishte afër Katedrales katolike “Nënë Tereza”. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).