Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Meksika riatdheson 223 artefakte nga Holanda

Në një deklaratë, Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë (INAH), i cili mbikëqyr ruajtjen dhe ekspozimin e trashëgimisë arkeologjike të Meksikës, tregoi se 223 artefaktet parahispanike të kthyera nga Holanda datojnë nga periudha të ndryshme që përfshijnë shekullin e 13-të deri në shekullin e 16-të para erës sonë. Artefaktet janë nga kultura të ndryshme “në Perëndim, në malësitë qendrore, në Gjirin e Meksikës dhe në rajonin juglindor”, shkruhet në deklaratë

(Art News) – Meksika riatdhesoi 223 artefakte parahispanike nga Holanda falë “bashkëpunimit aktiv” midis dy kombeve, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Meksikës.

Në një deklaratë, Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë (INAH), i cili mbikëqyr ruajtjen dhe ekspozimin e trashëgimisë arkeologjike të Meksikës, tregoi se 223 artefaktet parahispanike të kthyera nga Holanda datojnë nga periudha të ndryshme që përfshijnë shekullin e 13-të deri në shekullin e 16-të para erës sonë. Artefaktet janë nga kultura të ndryshme “në Perëndim, në malësitë qendrore, në Gjirin e Meksikës dhe në rajonin juglindor”, shkruhet në deklaratë.

Marrëveshja me Holandën është e fundit në një fushatë të vendosur nga Qeveria meksikane për të rimarrë trashëgiminë e saj kulturore nga koleksionet muzeale dhe shtëpitë e ankandeve në mbarë botën.

Në vitin 2018 administrata e presidentit meksikan, Andres Manual Lopez, nisi fushatë “#MiPatrimonioNoSeVende” (Trashëgimia ime nuk është për shitje), një lëvizje që synon të dekurajojë njerëzit që blejnë dhe shesin artefakte parahispanike dhe parakolumbiane duke shpjeguar rëndësinë e tyre për indigjenët dhe krenarinë kombëtare. Deri më sot lëvizja ka ndihmuar në kthimin e afro 9 mijë artefakteve në mbarë botën, duke nxitur fushatat e riatdhesimit në vende të tjera që vuajnë nga shfrytëzimi kulturor, si Iraku dhe Kamboxhia.

Në gusht, sekretari meksikan i kulturës, Frausto Guerrero, shpjegoi motivimet e lëvizjes në një deklaratë zyrtare, duke thënë se çështja ka të bëjë me “kthimin e dinjitetit të atyre që janë privuar dhe diskriminuar gjithmonë, të kulturave që kanë rezistuar dhe që janë gjallë dhe që meritojnë të njihen në madhështinë e së kaluarës së tyre”.

Edhe Italia ia kthen Meksikës 27 artefakte të trafikuara Kulturë 6 d. më parë Italia ia kthen Meksikës 27 artefakte të trafikuara

Guerrero kishte thënë se administrata po punon me tri strategji: “dorëzimi vullnetar” i cili rrit ndërgjegjësimin për subjektin e kthimit, “konfiskimet” nëpërmjet ligjit dhe “anulimin e ankandeve” të artefakteve.

Në nëntor, INAH-u denoncoi një ankand të fundit në Paris që ofroi më shumë se 60 artefakte arkeologjike parakolumbiane, duke i kërkuar asaj që të “reflektojë mbi kodet etike rreth komercializimit të pasurive kulturore të grabitura që kontribuojnë në shpronësimin kulturor”. Në atë kohë zyrtarët meksikanë cituan një ligj të vitit 1934 në vend që ndalon eksportin e objekteve meksikane me rëndësi arkeologjike. Megjithatë, legjislacioni nuk është i zbatueshëm jashtë Meksikës, duke e lënë shpesh fatin e artefakteve në duart e ankandeve.