Kulturë

Medreseja që u bë në qendër aktivitetesh nën okupim

“Pasha Zotin, rol të pazëvendësueshëm për atë periudhë, për çështjen kombëtare ka Medreseja”. Me bindje të plotë përbehet mulla Sylejman Osmani, tash sekretar në medresenë “Alauddin” në Prishtinë, kur flet për aktivitetet që po zhvilloheshin në këtë godinë në një dekadë, shkruan sot Koha Ditore.

Prej fundit të vitit 1989 deri më 1999, godina madhështore në lagjen “Xhemajl Ibishi”, në periferi të Prishtinës, ishte strehë e aktiviteteve politike, arsimore e kulturore.

Në kohën kur gjithçka publike ishte zaptuar nga pushteti serb, sallë më reprezentative se amfiteatri i kësaj ndërtese nuk kishte.

Kuvende partish, aktivitete të institucioneve arsimore e aktivitete kulturore do të gjenin dyert e hapura në këtë institucion. Rrethanat e bënë periferinë qendër....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)