Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Mediterranea 18” e bën Tiranën shtëpi për artin bashkëkohor

Bienalja “Mediterranea 18” ka bashkuar 230 artistë të rinj nga 23 vende nga Mesdheut e Evropa. Tirana dhe Durrësi tashmë janë bërë “shtëpi” e artistëve që kanë ardhur Italia, Franca, Maroku, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Greqia, Austria, e vende të tjera.

Në këtë ngjarje marrin pjesë edhe 32 artistë që përfaqësojnë Shqipërinë dhe 8 artistë që përfaqësojnë Kosovën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Çdo institucion kulturor në Tiranë, qoftë ai i shtetëror a privat, qendra të shënjuara nga e shkuara historike, si ish-Ambasada Jugosllave, “Piramida”, “Vila 31-rezidenca e Enver Hoxhës”, “Shtëpia e Gjetheve”, “Bunk’Art 2”, tashmë kanë hapur dyert për veprat e tyre. Koncepti i Bienales së artistëve të rinj të Mesdheut dhe Evropës “Mediterranea 18” ngrihet mbi “shtëpinë” që ka në themelet e saj 4 elemente: historinë, duke u nisur nga historitë personale, qofshin këto të ngulitura në kujtesë ose të harruara gjatë kohës; konflikti, si gjendje njerëzore ndaj hapësirës fizike; ëndrra si projektim i shtëpisë, si e drejta themelore e njeriut për të qenë i lirë të zgjedhë dhe të dëshirojë shtëpinë e tij fizike apo imagjinare dhe dështimi, elementi që qëndron mes përpjekjeve dhe pamundësisë duke u tjetërsuar gjatë rrugës në kërkim të shtëpisë së ëndrrave.

“Është një festë shumë e madhe dhe do të kemi edhe pakënaqësi të vogla, të jemi realistë, por kjo ndodh edhe kur bën një dasmë të madhe, ndërsa vetë partnerët e Bienales për Artistët e Rinj të Mesdheut janë të gjithë të kënaqur”, ka thënë Driant Zeneli, drejtor artistik i Bienales.

Kosova në këtë ngjarje, e cila zyrtarisht u hap të enjten e kaluar, përfaqësohet nga Jetullah Sylejmani, Alban Fejza, Yll Xhaferi, Leart Rama dhe grupi “Oborri”, në formacion të Arbër Salihut dhe Tomor Kuçit. Pos artistëve, nga Kosova janë dhe dy kuratorë: Eroll Bilibani, drejtor ekzekutiv i “DokuFestit” dhe Alban Nimani, frontmen i “Asgjë sikur dielli” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Edhe Shpallen emrat fitues të artistëve shqiptarë për “Mediterranea 18” Kulturë Shpallen emrat fitues të artistëve shqiptarë për “Mediterranea 18”

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Image