Muzikantë e artistë, pjesëmarrës në Ditën Ndërkombëtare të Jazzit, shkuan në Shkodër me tren. Ngjarja solli ndër të tjera një origjinalitet të kohës kur kjo muzikë kulmonte.
Ata mbërritën me tren në Shkodër. Muzika jazz, e cila thyen çdo zinxhir mbërthyes, solli në Shkodër 500 pjesëmarrës në këtë edicion të tretë të “Swing Marathon”, raporton “Abcnews”.
Klubi i fansave të Hemingway-t në Shqipëri organizuan Ditën Ndërkombëtare të Jazzit, “Swing Marathon”. Treni dhe veshjet e kohës pushtuan qytetin e Shkodrës.
Qendra e qytetit u mbush nga muzikantët e jazzit që për orë të tëra i dhanë Shkodrës muzikën e shpirtit që nuk pranon të kufizohet.
Artikuj të ngjashëm
-
“Prishtina Jazz Festival” – magjia e tingujve në formulën e harmonisë, sonte në “Express”
-
“Classic Jazz Trio+” rikthehet në kohë dhe gjen lirinë
-
Jazzi si akt sfidimi në Gjermaninë naziste
-
Poeti i pianos thur me tinguj vargjet e rrëfimit të përkryer, sonte në “Express”
-
“Chopin në Vjenë” i sjell Prishtinës frymën e 1800-s, sonte në “Express”