Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Me këngë e valle artistët festojnë ngritjen e pagës

Për dallim nga fillimi i shtatorit, kur komuniteti artistik për pak sa nuk hyri në grevë urie, të enjten mbrëma fytyrat e tyre dukeshin të buzëqeshura.

Kjo, pasi që në xhirollogaritë personale më në fund, ata kanë marrë pagat me ngritje prej pesëdhjetë për qind, premtim ky prej kohësh është i dhënë nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, transmeton emisioni Express në KTV.

Për të shënuar këtë ngritje të mirëqenies për ta, komuniteti i artistëve, organizoi edhe një koktej për të shprehur mirënjohje ndaj ministrit të Kulturës, i cili, sipas tyre, ka mbajtur një premtim publik.

Artikuj të ngjashëm