Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

‘Me dasht’, me dasht’, me dasht’ me premierë në Hot Docs të Kanadasë

Dhjetë dokumentarë evropianë të jashtëzakonshëm janë zgjedhur për ‘The Changing Face of Europe’; bashkëpunimi i ri i European Film Promotion me Hot Docs në Toronto’ është titulli i komunikatës së lansuar nga EFP.

Në këta 10 filma bën pjesë edhe dokumentari i mbështetur nga QKK ‘Me dasht’, me dasht’, me dasht’’ nga Ilir Hasanaj, film ky që pati premierën kombëtare në DokuFest ku edhe mori çmimin e publikut.

Hot Docs është një ndër festivalet më të mëdha të dokumentarit në botë dhe ky është edicioni i 25-të i tij i cili fillon nga 26 prill deri më 5 maj 2018. Një përzgjedhje e gjerë e 200 dokumentarëve prej Kanadasë dhe mbarë botës do të shfaqen përpara publikut të Torontos.

Dokumentari ndjek storien e një çifti të ndarë rishtazi dhe një adoleshenti të humbur, i cili është i zhgënjyer nga jeta. Të tre këta i bashkohen një projekti artistik me të cilën udhëtojnë në Evropë.

Në muajin prill ky film do të shfaqet edhe në festivalin American Documentary Film Festival në Palm Springs.

Artikuj të ngjashëm