Me datë 5 shtator të këtij viti në Prishtinë do të ndodhë shenjtërimi i Katedrales “Nëna Terezë”.
Ky është edhe veprimi i fundit i planifikuar që Katedralja të jetë në shërbim të qytetarëve dhe Zotit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDon Lush Gjergji ka treguar se është i lumtur pasi edhe Papa Françesku ka caktuar tanimë të dërguarin e tij në këtë ceremoni që do të ndodhë në kryeqytet. Ernest Troshani është personi i cili është i dërguari përfaqësues nga Papa i Vatikanit, shkruan KultPlus.
Këtë 5 shtator bëhen gjithsej 20-të vite nga vdekja e Nënës Terezë, e cila vdiq në Kalkuta të Indisë.
Shtatorin e vitit të kaluar Nënë Tereza u shpall shenjtore në një ceremoni e cila u ndoq me interesim nga mbarë bota.