Prizreni për Murrlanin! titullohet koncerti humanitar, i cili do të organizohet në Prizren më 4 korrik dhe në të cilon do të performojë reperja e njohur Tayna. Koncerti nuk ka karakter komercial, por për të ndihmuar shërimin e 15 vjeçarit nga Prizreni, Murrlan (Alban) Asllani, i cili pësoi lëndime serioze në boshtin kurrizor në qershor të këtij viti dhe pas operacionit po shërohet në Shqipëri.
Në kënaqësinë e fansave, në koncert do të performojë reperja Tayna. Koncerti do të mbahet më 4 korrik në ambientet e Kinemasë Lumbardhi në Prizren, me fillim prej orës 21.00. Çmimi i biletës është 10 euro dhe numri i biletave është i kufizuar. Të gjitha të hollat e grumbulluara do të përdoren për shërimin e mëtutjeshëm të Murrlan Asllanit me shpresë që do t'i mundësohet shansi për një jetë normale dhe të pavarur pas fatkeqësisë të cilën e pësoi.
Në Prizren dhe në koncert me reperen Tayna do të jenë çaste të bukura, por edhe manifestim humaniteti duke ndihmuar Murrlanin që të vazhdojë ëndrrat e rinisë... Biletat do të jenë në shitje më 4 korrik, në hyrjen e Kino Lumbardhit.
-
Tayna i jep ritëm, "Sunny Hilli" është plot
-
“Prizren Rock & Blues Music Festival” do të bashkojë muzikën me turizmin
-
Tayna feston ditëlindjen e 26-të
-
“Metallica” në Prizren, nëpërmjet ekranit të madh
-
Këngëtarja amerikane Shilpa Ray për herë të parë në Kosovë do të performoj te Lumbardhi më 26 korrik