Prishtinë, 8 maj - Më 16 maj 2019, duke filluar nga ora 19:00, në Galerinë Qahili në Prishtinë, hapet ekspozita Unusual Message. Kjo ekspozitë shpalos krijime të 72 artistëve e njëkohësisht profesorëve të 12 Universiteteve të ndryshme të botës.
Punime që përmbajnë njërën nga elementet, si hutin, librin, gjethet e ullirit, kafkën e deles, veja, shenja @, korbi, kanaqja, kapsja e letrave dhe retë krijojnë imazhe paradoksale dhe surreale. Elemente të jetës së përditshme kthehen në diçka artistike e rrëfejnë tema aktuale, ikonografi religjioze, natyrën dhe humorin. Artistët nga Bosnja dhe Hercegovina, Kina, Qipro, Franca, Irani, Korea, Meksika, Polonia, Rumania, Turqia, Amerika dhe Kosova tregojnë ngjarje me anë të dy perceptimeve dhe interpretimeve të ndryshme.
Kjo ekspozitë u mbështet nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës dhe Komuna e Prishtinës
-
Ekspozita me vepra të cilat në mënyrë satirike shpërfaqin ngjarjet që ndodhin në botë
-
Zhurma e Artistëve Pa Kufi në kryeqytet, 13 - 17 tetor 2018
-
Galeria “Qahili” me program ambicioz për 2026-n
-
“Toka” reflekton gjallërinë në festën për hapësirën ku frymon arti
-
Grafikat bashkëkohore me misteret e pakufishme të artistëve