Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mbyllet panairi,“Gorillat që s’i pamë” i Surroit, libri më i shitur

Libri i cili vjen si vazhdimësi e luftës së autorit Veton Surroi kundër përpjekjes së pushtetit për imponim dhe ushtrim të gënjeshtrës e manipulimit, ka dalë më i kërkuari në edicionin e 19-të të Panairit të Librit në Prishtinë, me rreth 3 mijë kopje të shitura.

“Gorillat që s’i pamë” e vë Surroin të parin në top pesëshen e librave më të shitur gjatë gjashtë ditëve, sa ka zgjatur Panairi. Ky është viti i pestë me radhë që Surroi është autori më i kërkuar, e veprat e të cilit janë më të shiturat në Panairin e librit në kryeqytet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një konferencë për media, të dielën, në ditën përmbyllëse të Panairit, që u mbajt prej datës 6 deri më 11 qershor, përfaqësues të Shoqatës së Botuesve të Kosovës kanë prezantuar listën me top pesë librat më të shitur. E dyta në listë është radhitur “Na dy” e Flutur Mustafës, më pastaj “Veprat” e Arbën Xhaferit, “Dritëhijet e një diplomati, Faik Konica” të Agron Alibalit dhe “Pa heronj, pa bujë” të Ndriçim Ademajt.

Në bazë të të dhënave që janë shpalosur, në pesëshen e shkrimtarëve më të kërkuar joshqiptarë kanë qenë “Unë jam Malala” e Malala Yousafzai, “Mbiemri i ri” i Elena Ferrante, “Lufta nuk ka fytyrë gruaje”, e Svetlana Aleksieviq, më pas “Sapiens, një histori e shkurtër e njerëzimit” e Yuval Harari dhe “Harta dhe territori” nga Michel Holluebecq.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, në Panairin e sivjetmë, që ka ofruar mbi 1 mijë tituj të rinj e rreth 5 mijë tituj në përgjithësi, numri i vizitorëve ka qenë mbi 40 mijë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.