Tash e pesë vjet me radhë veprat e shkrimtarit dhe publicistit Veton Surroi vazhdojnë të jenë më të kërkuarat në Panairin e Librit në Prishtinë.
“Gorrillat që s’i pamë” është libri më i shitur në edicionin e 19-të të Panairit të Librit në Prishtinë, që është mbyllur sot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një konferencë për media të dielën, në ditën përmbyllëse të panairit i cili zuri vend prej datës 6 deri më 11 qershor, përfaqësues të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, në mesin e pesëshes së librave më të shitur gjatë gjashtë ditëve të Panairit kanë radhitur edhe veprën e Flutur Mustafas, “Na dy”, më pas “Veprat” të Arbën Xhaferit, “Driëhijet e një diplomati, Faik Konica” të Agron Alibalit dhe “Pa heronjë, pa bujë të Ndriçim Ademajt”.
Në bazë të të dhënave që janë shpalosur, në pesëshen e shkrimtarëve më të kërkuar joshqiptarë kanë qenë “Unë jam Malala” e Malala Yousafzai, “Mbiemri i ri” i Elena Ferrante, “Lufta nuk ka fytyrë gruaje”, e Svetlana Aleksieviq, më pas “Sapiens, një histori e shkurtër e njerëzimit” e Yuval Harari dhe “Harta dhe territori” nga Michel Holluebecq.
Daut Demaku, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës që e organizon ngjarjen e librit, ka thënë se këtë vit interesauri i vizitorëve për panair është rritur për 30 për qind.
“E mira është që numri i lexuesve të rinj po shtohet. Këtë vit janë diku rreth 40 mijë vizitorë, që i bie 30 për qind më shumë vizitor më shumë se vitin e klaur. Është një shitje enorme për kushtet e Kosovës e cila as për afër nuk i plotëson kushtet për prezantim të librit”, ka thënë Demaku. (Më gjerësisht mund të lexoni të hënën në rubrikën e Kulturës në Koha Ditore).