Fondacioni nga Kosova ‘Action for Mothers and Children’, që vepron në qytetin e Cyrihut, ka dhënë detajet e fundit për mbrëmjen e bamirësisë ‘Shpëto Jetë’, e cila do të mbahet të premtën, më 10 maj, në Hotelin "Marriott" të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
Organizatorët njoftojnë së këtë vit, mbrëmja do të ketë një pikë artistike nga sopranoja, Learta Jakupi, ndërsa përgjatë mbrëmjes do të performojë edhe bendi nga Prishtina ‘String String’.
“Qëllimi kryesor mbetet ngritja e fondeve për nënat dhe fëmijët në Kosovë, rrjetëzimi dhe shkëmbimi i njohurive dhe ekspertizave për një punë sa më të mirë”, thuhet në njoftim.
Shitjet e biletave do të shkojnë për furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zhvillimin e sistemit të transportit neonatal dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna’ në Kosovë.
-
Mërgimtarët në Zvicër dhurojnë mbi 23 mijë franga për nënat dhe fëmijët në Kosovë
-
Mbrëmja e bamirësisë “Meet us Halfway” në New York për nënat dhe fëmijët e Kosovës
-
Mblidhen 16,200 franga zvicerane në Cyrih për nënat dhe foshnjat në Kosovë
-
Koncerti humanitar e kthen orkestrën simfonike “Ibrahim Madhi” në Prizren
-
“Super Bowl” organizon koncert special për punëtorët shëndetësorë