Rahovec, 12 maj - Për të 16-tin vit më radhë, mbrëmë ka nisur festivali tradicional kombëtar i folklorit ”Anadrinia Jehon 2017”, i cili mbahet në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit. Të pranishëm në hapjen e festivalit ishin Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit me stafin e tij dhe shumë mysafirë të tjerë. Festivali “Anadrinia Jehon 2017” organizohet në kuadër të "Javës së Heronjve dhe Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit".
Gardalin Shtavica, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport u shpreh se përmes artit, kulturës, muzikës njihen popujt e botës, ne si ndër popujt me të vjetër të Evropës e kemi obligim që të ruajmë dhe kultivojmë muzikën tonë folklorike-burimore. Ndërsa, Vajdin Berisha, kryetari i OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, ka thënë se festivali “Anadrini Jehon” edhe këtë vit sikur se edhe viteve tjera është duke u mbajtur në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, andaj lavdi veprës dhe jetës së dëshmorëve.
Një fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, i cili ka potencuar se përmes folklorit, ne ruajmë frymëmarrjen e të parëve , gëzimin e lojën , hidhërimin e pikëllimin. I mbajmë në jetë gjithë ato krijime që janë përzgjedhur nga populli për ti mbijetuar kohës. Këto krijime të bukura , na e sjellin ne mendje dasmat e të parëve përmes këngëve të dasmave, këngëve epike e historike, përmes valles së Shotës, Rugovës, Drenicës dhe shumë valleve tjera.
Mbrëmë, në natën e parë, kanë performuar këto grupe:
1. SHKA “Anadrini” – nikoqir
Edhe
“Anadrinia Jehon 2018” mbledh folkloristët në Denjë të Rahovecit
2. SHKA “Tingujt e vendlindjes” Stagovë / Kaçanik
3. AKV “Ilirida” Shkup
4. SHKA “Muharrem e Xhevat Qena” Romajë, dhe
Rapsodët e Hasit, Haxhi Gjugja me grup.
Sonte, në natën e dytë do të performojnë:
Nata e dytë:
1. SHKA “Lahuta e Malësisë” Gjilan
2. AKV “Hajvalia” Prishtinë. (2 këngë)
3. AKA “Isa Boletini” Rogovë
Edhe
Sot nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2017”
4. Grupi “Tradita” Prizren. Rapsodët: Tom Sokoli dhe Pjetër Bisaku. (2 këngë
5. Grupi folklorik “Stelushi” Mat.
6. SHKA “Ardhmëria”, Gjakovë, ndërsa në natën e tretë dhe të fundit do të performojnë:
1. SHKA “Bajram Curri” Krushë e Madhe
2. AKV “ Hasan Prishtina” Vushtrri
3. Grupi polifonik “Pavarësia” Vlorë
4. AKV “Xhavit Haziri” Obiliq
5. AKV “Mitrovica” Mitrovicë
6. AKV “Zëri i Kosovës” Fushë Kosovë (mysafir)
Edhe
Formohet komisionin për festivalit “Anadrinia Jehon 2017”
Gjatë tri netëve garuese, festivalin “Anadrinia Jehon”, me këngët e tyre do ta nderojnë këngëtarët nga estrada: Qershore Tafallari, Fjolla Gashi, Valbona Krasniqi, Hamëz dhe Albrim Llapçeva.
{gallery}