Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2017”

Rahovec, 11 maj - Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe komisionit organizativ, sot nis festivali tradicional kombëtar i folklorit “Anadrinia Jehon 2017”, i cili këtë vit mbahet për të 16-tin vit me radhë në fshatin Dejnë.

Festivali fillon me datë 11 në ora 19:00 dhe zgjat deri me 13 maj 2017 sipas kësaj agjende:

Nata e parë:

1. SHKA “Anadrini” – nikoqir

2. SHKA “Tingujt e vendlindjes” Stagovë / Kaçanik

Edhe “Anadrinia Jehon 2018” mbledh folkloristët në Denjë të Rahovecit Kulturë “Anadrinia Jehon 2018” mbledh folkloristët në Denjë të Rahovecit

3. AKV “Ilirida” Shkup

4. SHKA “Muharrem e Xhevat Qena” Romajë

5. Rapsodët e Hasit; Haxhi Gjugja me grup.

Nata e dytë:

1. SHKA “Lahuta e Malësisë” Gjilan

2. AKV “Hajvalia” Prishtinë. (2 këngë)

3. AKA “Isa Boletini” Rogovë

4. Grupi “Tradita” Prizren. Rapsodët: Tom Sokoli dhe Pjetër Bisaku. (2 këngë

Edhe Mbrëmë nisi festivali i folklorit ”Anadrinia Jehon 2017” Kulturë Mbrëmë nisi festivali i folklorit ”Anadrinia Jehon 2017”

5. Grupi folklorik “Stelushi” Mat.

6. SHKA “Ardhmëria” Gjakovë

Nata e tretë:

1. SHKA “Bajram Curri” Krushë e Madhe

2. AKV “ Hasan Prishtina” Vushtrri

3. Grupi polifonik “Pavarësia” Vlorë

4. AKV “Xhavit Haziri” Obiliq

5. AKV “Mitrovica” Mitrovicë

Edhe Formohet komisionin për festivalit “Anadrinia Jehon 2017” Kulturë Formohet komisionin për festivalit “Anadrinia Jehon 2017”

6. AKV “Zëri i Kosovës” Fushë Kosovë (mysafir)

Gjatë tri netëve garuese, festivalin “Anadrinia Jehon”, me këngët e tyre do ta nderojnë këngëtarët nga estrada; Qershore Tafallari, Fjolla Gashi, Valbona Krasniqi, Hamëz dhe Albrim Llapçeva.